E njëjta histori si me Hysajn? Napoli kërkon trajnerin e Empolit, mund të jetë shansi i Bajramit

Gjashtë vite më parë emërimi i Sarrit në krye të pankinës së Napolit do i hapte rrugën kalimit të Elseid Hysajt në elitën e futbollit italian, ku do të vishte fanellën e kaltër. Të dy përjetuan një sukses të madh në radhët e Empolit, çka bëri që më pas të vinte hapi i madh në karrierë. Por sot, 6 vite më vonë e njëjta histori përsëritet sërish. Të njëjtat skuadra, e njëjta mënyrë, por me dy protagonistë të tjerë.

Sipas “Sportmediaset”, Napoli nuk ka ndërmend të vazhdojë me Gatuzon sezonin e ardhshëm, prandaj emri më i ri që del në listën e këtij klubi është ai i Dionisit. Trajneri 41-vjeçar po zhvillon një kampionat tejet të mirë në krye të Napolit, duke bërë që De Laurentis të mendojë seriozisht profilin e tij.

Por një kalim i Dionisit në stolin e Napolit mund të jetë edhe shansi i artë për Nedim Bajramin. Talenti shqiptar është ndër më të dalluarit te ekipi i Empolit, ndërsa të kaltrit e Gatuzos e njohin mjaft mirë nga dopieta që i shënoi në Kupën e Italisë. Trajneri 42-vjeçar i di mirë cilësitë e Bajramit dhe mundësitë janë të larta që nëse akordi të arrihet, mesfushori shqiptar ta shoqërojë në Napoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online