“Mund të shkonte edhe 0-5“, Roshi tregon pengun me Kombëtaren: Pengu i vetëm Anglia, po të shënonte Uzuni…

Shqipëra luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e fundit për fazën e parë të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022. Ekipi i drejtuar nga Edi Reja mposhti San Marinon me shifrat 0-2, duke u renditur e 3-ta në grupin I. Odise Roshi ka folur për gazetaren Albina Bajko në “Ora News“, ku ka sqaruar periudhën e dëmtimeve që e kanë përndjekur, si dhe tregon pengun më të madh për këto 3 ndeshej të luajtura.

Lëndimet: “Kam patur një dëmtim të gjatë prej 3-4 muajsh nga ndeshja me Lituaninë. Tani jam besoj më mirë por pas ndeshjes me Andorrën në stërvitje bëra një tërheqje muskulare dhe kam bërë maksimumin që të jem i gatshëm ndaj San Marinos”.

Ndeshja me San Marinon: “Pjesa e parë me San Marinon ishte jo e mirë ndërsa e dyta mund të shkonte edhe 0-4, 0-5. Besoj se e meritonim fitoren dhe tani shpresoj për ndeshjet e ardhshme”.

Pengu: “Pengu i vetëm është Anglia që kishim mundësinë, po të shënonim me rastin e Uzunit, që dihet që është lojtar shumë i mire por i ndodh çdokujt, do të kishim marrë 1 pikë dhe të arrinim 7 pikë në këto 3 ndeshje. Por Anglia dihet që ka një kualitet shumë të madh dhe ok, e pranojmë humbjen me ta”, ka thënë Odise Roshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online