“Më përçmuan“, Suarez i përgjigjet i përlotur Barcelonës: Aty janë statistikat e mia, ky është Luis Suarez

I ulur në fushë dhe i mbuluar nga lotët, kështu ishte mënyra sesi Luis Suarez mbylli këtë kampionat kaq të vështirë në aspektin individual. Verën e shkuar nuk mori trajtimin e duhur nga Barcelona, që e la jashtë planeve të klubit dhe i la opsionin e vetëm largimin.

Por koha tregoi se katalanasit gabuan, teksa tashmë është pikërisht uruguajani që mban në duar trofeun e kampionit. Pas sfidës së sotme, e fundit për këtë sezon në La Liga, Suarez ka folur i përlotur për mediat, ku i kujton Barcelonës statistikat dhe emrin e tij në futbollin spanjoll.

“Shumë gjëra më kalojnë nëpër kokë pas situatës që unë duhej të jetoja. Ata (Barcelona) më përçmuan dhe Atlético hapi dyert për mua. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës këtij klubi të madh që më besoi. Unë kujtoj gruan time, fëmijët e mi, të cilët kanë vuajtur me mua çdo ditë. Aty janë statistikat e mia. Pesë nga shtatë kampionate. Ky është Luis Suárez”, ka thënë sulmuesi uruguajan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online