“Më pëlqen tava e krapit, Tirana ka jetë më dinamike se Shkodra”! Esat Mala: Bekim Balaj po na bën të japim 200% nga vetja, na jep këshillë edhe jashtë fushe

Vllaznia arriti të fitonte ndaj Tiranës me shifrat 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Herald Marku me penallti, që hapi garën për titull. Por sa e vështirë ishte të arrihej në këtë fitore? I ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV ORA”, ishte edhe futbollisti i Vllaznisë, Esat Mala.

“Kjo ishte ndeshje klasike, kishte shumë rëndësi për ne. Është një ndeshje prestigji dhe të gjithë ndiheshin të motivuar. Kam 9 nënte vite që jetoj këtu në Shqipëri. Në Tiranë jeta është më dinamike, Shkodra është më e qetë, më normale. Këtu më pëlqen edhe gatimi i tavës së krapit. Në këto momente po e shijoj këtë aventurë me Vllazninë.

Objektivi është që të shkojmë sa më larg me ekipin. Partizani? Kam kaluar ato vite me Partizanin, ka bërë ato lëvizjet në skuadër dhe është normale që të ketë luhatje. Bekim Balaj?  Impakti i Balajt dallohet në fushë, na bën që ne të japim dyfish nga vetja. Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, na jep këshilla me eksperiencën e tij. Po tregon grintë për këtë fanellë, pavarësisht mungesës së golit”, tha Mala. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online