“Më pëlqen metaliteti i shqiptarëve“, i vetmi i pafrikësuar te Wolfsburg vjen në vendin e gruas: Më vjen keq, s’takojmë dot hallat e kushërinjtë

Nëse për shumicën e pjesëtarëve të Wolfsburg-ut, Kukësi është një emër i padëgjuar, ndryshe ndodh me Renato Steffen. Lojtari zvicerian e njeh mirë, pasi gruaja e tij, Qëndresa, është një shqiptare dhe vendi i saj është vetëm 1 orë larg qytetit verilindor. Një histori e veçantë kjo e sulmuesit të klubit gjerman, që ndryshe nga shokët e skuadrës dhe stafi teknik nuk është aspak i shqetësuar për ardhjen në tokën shqiptare.

Sipas tij udhëtimi do të jetë i këndshëm, ndërsa shton se i pëlqen metaliteti i shqiptarëve, Steffen ka qenë dy herë në vendin tonë dhe duket se është larguar me mbresa të mira. Kjo ndeshje do të shërbente si një mundësi e mirë për lojtari ne Wolfsburgut për të takuar të afërmit e gruas së tij, por pandemia nuk ia mundëson diçka të tillë dhe këta të fundit nuk mund të jenë në stadium mbrëmjen e të enjtes.

“Gruaja ime është nga një vend një orë larg Kukësit. Qëndresa mendon se është një turp që ndeshja të luhet pa spektatorë. Përndryshe disa të afërm të saj do të kishin ardhur dhe unë do të përgatisja 30 fanella. Kushërinjtë dhe hallat e saj jetojnë atje. Na vjen keq për pandeminë që s’mund t’i takojmë, por të shohim me çfarë ideje do të vijë gruaja ime.

Më pëlqen mentaliteti i njerëzve në Shqipëri. Nuk është edhe aq dramatike situata për mua. Do të jemi të mirë organizuar atje, njësoj siç ishim në Ukrainë. Si lojtar duhet të marrësh vetë përgjegjësitë. Do të jetë një udhëtim i këndshëm, është diçka ndryshe. Por më e rëndësishmja është të kthehemi me një fitore dhe të arrijmë në raundin tjetër”, ka thënë Renato Steffen për “SportBuzzer”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *