Fitoi gjyqin me Luftëtarin, Lika largohet me falenderime: Është fanellë me tradita, por s’kisha rrugë tjetër

Gresild Lika largohet përfundimisht nga Luftëtari. Sulmuesi 22-vjeçar ka fituar betejën ligjore me klubin gjirokastrit, teksa Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së ka vendosur ta lërë të lirë lojtarin. Është vetë futbollisti që përcjell këtë lajm në rrjetin e tij social në “Facebook”. Kontrata e Likës skadonte në vitin 2022, por rrogat e prapambetura nga sezoni i shkuar kanë bërë që anësori i sulmit të ndjekë rrugën ligjore dhe të lërë bluzinjtë.

Lika ishte një nga më të spikaturit te Luftëtari dhe dyert e shumë skuadrave të Superiores ishin të hapura për të. Megjithëse mënyra se si u nda me klubin ishte përmes gjyqit, 22-vjeçari largohet me falenderime nga Gjirokastra. Lika shkruan se nuk dëshironte që gjërat të zgjidheshin kështu, ndërsa nxjerr veç fjalë të mira për Luftëtarin dhe personat që ka bashkëpunuar në kohën që ka qenë pjesë e klubit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online