Më parë Ronaldo u tall me lojtarët që shkonin në Lindjen e Mesme dhe tani u zyrtarizua vetë, ja se si e thumboi Xavi-n dikur

Cristiano Ronaldo është nga mbrëmë një lojtar i Al Nassr nga Arabia Saudite dhe mediat e gjetën shpejt deklaratën e tij të mëparshme shumë interesante.
Ronaldo nënshkroi një kontratë dyvjeçare, sipas së cilës do të fitojë 70 milionë euro në sezon.

Kështu, portugezi do të “zhduket” nga skena europiane e futbollit, por duke pasur parasysh paratë e mëdha, nuk do ta ndikojë atë.

Ronaldo ka nënshkruar një muaj para ditëlindjes së tij të 38-të, dhe është interesant fakti se më herët ka tallur futbollistët që shkojnë në Lindjen e Mesme.

Konkretisht, kur legjenda, tashmë trajner i Barcelonës, Xavi nënshkroi në moshën 35-vjeçare për Al Sadd, Ronaldo vendosi t’i përgjigjet mes ironisë.

“Pse duhet të ketë rëndësi për mua çfarë thotë Xavi? Epo, ai luan në Katar, kështu që ai është krejtësisht i parëndësishëm,” tha Ronaldo në atë kohë.

Dhe Ronaldo tani do të jetë i parëndësishëm, por çdo hap i tij sigurisht që do të ndiqet për shkak të popullaritetit të tij të madh. Çdo seancë stërvitore, ndeshje dhe jetë private.

“Ne po shkruajmë historinë. Ky është një përforcim që jo vetëm do të frymëzojë klubin tonë për të bërë rezultatet më të mira ndonjëherë, por do të frymëzojë të gjithë ligën, vendin tonë, brezat e ardhshëm, djemtë dhe vajzat që të jenë versioni më i mirë i vetes. Mirë se vini në shtëpia jote e re Cristiano”, theksuan ata mbrëmë në një njoftim nga Al Nassr. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *