Më parë njihej vetëm për flokët e lyera, interesimet e janarit në rritje dhe Taulant Seferi që është gati për kalimin e madh

Taulant Seferi do të zhgënjente jo pak tifozë shqiptarë me kalimin e tij tek Tirana. Sigurisht që bëhet fjalë për një ekip legjendar në Shqipëri, por karriera e këtij sulmuesi pritej të ishte në kampionatet më të forta të Europës.

Pasi e kemi ndjekur me spektaklin që ofronte te Shqipëria U-21, askush nuk do e mendonte se ky lojtar do të rikthehej kaq herët në vendin tonë, por këtë herë për të qenë pjesë e Superiores. Shumë kritika kishte fillimisht për Seferin, që nuk ofronte atë që pritej dhe kërkohej në fushë.

Madje shpeshherë e merrte vëmendjen për ndryshimin e ngjyrës së flokëve sesa për atë që prodhonte në fushë. Por ky sezon është një histori tjetër. 14 gola të shënuara dhe duke kryesuar listën e golashënuesve, por më shumë se kaq, Seferi është i pandalshëm dhe i fortë fizikisht për të kaluar çdo kundërshtar.

Interesim të madh ka pasur për të në janar, por klubi dhe vetë lojtari u treguan të zgjuar duke pritur deri në fundin e kampionatit. Koha po i jep të drejtë dhe Seferi po bind gjithmonë e më tepër, duke rritur vlerën e futbollistit. Nëse vazhdon në këtë rrugë, për Tiranën do të jetë shumë e vështirë që ta mbajë Seferin edhe pas ndeshjeve të Europës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online