Sparta e Pragës ka arritur të kalojë në fazën e grupeve të Champions League. Kjo skuadër fitoi 2-0 ndaj Malmos, ndërsa edhe në ndeshjen e parë kishte fituar me të njëjtat shifra.
Menjëherë pas ndeshjes, Laçi, Rrahmani, Tuci dhe Krasniqi kanë festuar me flamurin e Shqipërisë. Përpara se këta lojtarë të ishin pjesë e Spartës, nga tifozët e këtij klubi vinin shpesh thirrje kundër Kosovës dhe Shqipërisë, por në mbështetje të Serbisë. Për këtë arsye, suksesi i katër lojtarëve shqiptarë merr më shumë vlerë. /Sport Ekspres/