Me pamjen e “piratit”, Gatuzo prek tifozët për sëmundjen që i dëmtoi sytë: Nuk kam qenë vetvetja

Napoli barazoi mbrëmjen e ndjeshme ndaj Torinos me rezultatin 1-1, duke zbritur kështu në vendin e 5-të në renditjen e Serisë A. Megjithatë gjërat mund të shkonin më keq, pasi deri në minutën e 90, italiano-jugorët ishin duke e humbur këtë sfidë. Pavarësisht se është një trajner që nuk kënaqet asnjëherë me lojtarët, Gatuzo ka vendosur t’ia faturojë fajin vetëm vetes, përshkak se duke luftuar me një sëmundjen të quajtur “Ocular Mayasthenia” nuk ka qenë vetvetja, duke u detyruar që të dalë me pamjen “e piratit”.

“Për një muaj rresht kanë dalë thashetheme se do të ndërroj jetë, por mos u shqetësoni, nuk jam në atë gjendje.  Vuaj nga një sëmundje auto-imune, e cila të dëmton syrin dhe qepallën. Të mos shikoj mirë është diçka që më shqetëson dhe për 1 muaj nuk kam qenë vetvetja. Djemtë janë ndikuar negativisht nga kjo pjesë.”- u shpreh Gatuzo.

Situata tek Napoli nuk është aspak e qetë, pasi në tre ndeshjet e fundit kanë mundur të grumbullojnë vetëm 1 pikë. Megjithatë dhe skuadrat e tjera nuk janë në nivelin e duhur, kështu që skuadrat e Gatuzos nuk ka humbur shumë terren në renditjen e përgjitshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online