Albano Aleksi është një nga ata lojtarë që dallon me grintën e tij te Teuta. Me një temperament jo të zakontë, mesfushori shqiptar shpesh bëhet i vështirë për tu menaxhuar në fushën e lojës. Cilësi këto që Astrit Hafizit duket se i kujtojnë Xhenaro Gatuzon e Milanit. Në studion e emisionit “Gol pas Goli” në “Supersport”, Hafizi bën krahasimin mes këtyre dy lojtarëve, si dhe nxjerr në pah peshën e rëndë që Aleksi mban te Teuta.
“Aleksi është si lojtar i padukshëm. Është tip lojtari kyç që edhe kur Teuta fle gjumë, i jep shp.ulla skuadrës për ta zgjuar. Teuta ka vuajtur kur e ka hequr nga mesfusha dhe e ka dërguar në mbrojtje. Është lojtar kyç aty në mesfushë dhe mua më ngjan si Gatuzo te Milani kur luante”, ka thënë Astrit Hafizi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/