“Jam i kënaqur që Ngo shënoi sërish“, Shehi tregon sekretin e fitores: Nuk e morëm Kastriotin si ekipin e vendit të fundit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 12 të “Abissnet Superiores“. Tirana vazhdon të udhëheqë kampionatin, duke marrë një fitore bindëse 3-0 kundër Kastriotit. Këta të fundit vijojnë ende krizën e rezultateve, teksa qendrojnë në fund të renditjes. Ndërkohë Arapai merr fitoren e tij të parë si trajner, pasi Teuta ka mposhtur me shifrat minimale 1-0 Dinamon. Pas përfundimit të ndeshjeve, vetë trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport“.

Shehi: “Jam i kënaqur që Seferi shënoi dy gola dhe që Ngo shënoi sërish pas javës që kaluam. Të gjitha tre pikët janë të rëndësishme. E vlerësuam shumë Kastriotin dhe kërkojmë që të arrijmë sa më shumë pikë. Duhet vlerësim për çdo skuadër dhe Kastriotin nuk e morëm si skuadrën që ndodhet në vendin e fundit të renditjes. Sigurisht që është shumë e rëndësishme vazhdimësia dhe pas atyre rezultateve të fundit që morëm në fazën e parë, këto gjashtë pikë na rikthejnë në rrugën e duhur“.

Shkëmbi: “Kemi vuajtur shumë në pjesën e parë, mund të ndëshkoheshim që në fillim të lojës. Për fat Bakaj e ruajti portën e paprekur. Me zëvendësimin e Sidibes kishim më shumë qetësi dhe agresivitet në mesfushë. U goditëm në momentin tonë më të mirë pasi po e kalonim gjendjen psikologjike të pjesës së parë. Kishim disa raste dhe nuk i shfrytëzuam. Ne mund dhe duhet të ndryshojmë. E kemi pasur grupin shumë të cunguar deri tani, kemi pasur 4-5 lojtarë që nuk ishin në dispozicion. Nga java e ardhshme mendoj se do të jemi më të fortë. Po kalojmë një moment të keq, nuk diskutohet. Këto momente kalohen vetëm duke fituar ndeshjen pasardhëse. Më shumë mendoj që të na kthehen këto mungesa që kemi pasur, janë më të rëndësishme”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online