Më në fund! Sarri heq dorë nga Reina që pëson gol me çdo 2 gjuajtje në portë, Strakosha luan si titullar në Serinë A

Trajneri Sarri ka hequr dorë pas shumë kohësh nga zgjedhja e tij e parë, Pepe Reina. Ky i fundit pëson gol me çdo dy goditje në portë dhe me statistika, është gardiani më i dobët në Serinë A. Kambanat e alarmit janë ngritur qysh herët në mediat italiane, ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj Udinezes, Sarri i besoi sërish Reinës dhe Lacio pësoi 4 gola.

Tashmë zgjedhja ka ndërruar, të paktën për ndeshjen e sotme. Në orën 18:00 Lacio do të ndeshet kundër Sampdorias. Sarri i ka besuar Strakoshës këtë herë që duhet të tregojë aftësitë e tij edhe me merkaton e janarit që po afron. Nga krahu tjetër, i padiskutueshëm është edhe Elseid Hysaj si titullar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *