Më në fund rikthehet, Spaleti me një sulmues më shumë kundër SPAL-it

Interi ka pasur shumë probleme në repartin e sulmit këtë sezon, sidomos në javët e fundit. Dëmtimi i Keita Balde që në vitin e shkuar dhe problemet e brendshme me Ikardin kanë bërë që Spaleti t’i besoj vetëm Lautaro Martinezit fanellën e titullarit.

Megjithatë, ka lajme të mira në kampin zikaltër, pasi Keita Balde është rikthyer nga dëmtimi dhe pritet të hidhet në fushë kundër SPAL-it. 24-vjeçari u dëmtua në muajin dhjetor dhe me datë 29 kreu një operacion shumë të vështirë.

Gjithsesi, Balde është mëse gati për të luajtur dhe do të jetë një armë e shtuar për trajnerin Spaleti. Nuk dihet ende se çfarë po ndodh me Mauro Ikardin dhe se kur argjentinasi mund të zbresë në fushën e lojës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *