Më në fund pak frymëmarrje për skuadrat e Kosovës, Gjilani jep lajmin e mirë për tifozët

Më në fund në Kosovë mund të marrin frymë lirisht. Rastet e Dritës dhe të Prishtinës ngjallën një situatë të pakëndshme për skuadrat e Superligës kosovare, të cilat nuk patën mundësinë të preknin në fushën e lojës ëndrrën për të cilën luftuan një sezon të tërë. Rastet pozitive me Covid-19 bënë që Drita të humbte në tavolinë, ndërsa ndeshja e Prishtinës të anulohej.

Ditën e djeshme u duk se të njëjtin fat do të pësonte edhe Gjilani, por zhvillimet e fundit tregojnë të kundërtën. Më në fund të gjithë tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë të shohin një skuadër nga Kosova në fushën e lojës në kualifikueset e Europa League.

Është vetë klubi i drejtuar nga Gentjan Mezani që jep lajmin e mirë, teksa njofton të gjithë se pas rezultateve të ritestimeve për Koronavirus askush në skuadër nuk ka rezultuar pozitivë. Për këtë arsye ndeshja kundër Tre Penne do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit tw Gjilanit:

NJOFTIM

Sport Club “Gjilani” njofton se pas ritestimeve të ditës së djeshme e gjithë skuadra ka rezultuar negativ.

Futbollistët pas ritestimit të ditës së djeshme, sot morën lajmin pozitiv, ku na jepet e drejta e zhvillimit të takimit kundër Tre Penne.

Kujtojmë se takimi mes Tre Pennes dhe Gjilanit zhvillohet sonte ( e premte), në mbrëmje me fillim në ora 20:00, në stadiumin ” Stadio Olimpico di Serevalle”, në San Marino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online