Më në fund buzëqeshje për Edi Rejën, Myrto Uzuni është gati për Izraelin

Pas mungesave të shumta për shkak dëmtimesh, më në fund Reja ka një arsye për të buzëqeshur. Myrto Uzuni është bashkuar në stërvitje me ekipin, duke kaluar shqetësimin që ndjente pak ditë më parë. Sulmuesi beratas është në dispozicion të trajnerit për të qenë nga minuta e parë në fushë kundër Izraelit. Me rekuperimin e tij, koha e Eljon Toçit me ekipin e parë ka përfunduar. Sulmuesi i talentuar 19-vjeçar është kthyer përsëri në urdhërat e Alban Bushit.

Ndërkohë kujtojmë se Myrto Uzuni është lojtari më në formë i Kombëtares në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar ka pasur minutazh të plotë në këmbët e tij dhe ka shkëlqyer me fanellën e Granadës. Goli nuk i ka munguar këtë sezon, teksa kryeson listën e golashënuesëve në La Liga 2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online