Grupet e Champions-it nuk janë thjesht një ëndërr, Vllaznia lë kualifikimin të hapur në ndeshjen e kthimit

Ekipi i femrave të Vllaznisë është vetëm një hap larg historisë. Grupet e Champions League-s nuk janë thjesht një ëndërr për vajzat shkodrane, por një realitet që mund të preket nga afër. Kuqeblutë kanë barazuar me rezultatin 1-1 në ndeshjen e parë të “play off“-it kundër Vorskla Karkivit.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën ishte Doçi ajo që zhbllokoi rezultatin falë golit të shënuar në minutën e 55. Vetëm 11 minuta më vonë vajzat e ekipit ukrainas kthejnë përsëri baraspeshën në “Loro Boriçi” me anë të Kravçukut.

Ndeshja e parë u mbyll kështu me shifrat 1-1. Një rezultat lë kualifikimin të hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet po përsëri në “Loro Boriçi“. Mjafton një fitore dhe Vllaznia do të hyjë në 32 më të mirat e Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online