Më në fund! Berat Gjimshiti shfaqet te Manchester United, por Reja duhet të ndihet pak i shqetësuar

Berat Gjimshiti ka mbetur jashtë që pas ndeshjes që ka zhvilluar me Shqipërinë ndaj Hungarisë. Dëmtimi i kushtoi shumë mbrojtësit tonë që ndodhej në një formë fantastike, teksa nuk ishte gati as për finalen me Poloninë. Pas këtyre takimeve, nuk është zhvilluar asnjë ndeshje e vetme me Atalantën. Për herë të parë ekipi nga Bergamo e ka përfshirë në listë për ndeshjen e radhës në Champions League, teksa do të përballet nesër në mbrëmje me Manchester United.

Por trajneri Reja duhet të ndihet disi i shqetësuar pasi Gjimshiti nuk e ka marrë ende veten dhe Gasperini mund të rrezikojë duke e aktivizuar. “Gjimshiti po stërvitet me grupin, nuk ka probleme. Po përmirësohet shumë, por krahun nuk e lëviz me lehtësi, sidomos nëse bie në fushë… Na vendos pak në pozitë të vështirë nëse mund të luajë nesër, është një evolucion shumë i shpejt”, ka thënë Gasperini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online