Me muzikë boshnjake dhe lotët që nuk përmbahen! Pjaniç nuk e merr ende veten, është lojtar i Barcelonës

Pjaniç është lojtari më i ri i Barcelonës, ndërsa Arthur ka nënshkruar me Juventus. Është kjo lëvizja e bërë nga të dy klubet që kanë punuar për transferimin e këtyre futbollistëve, duke menduar për zgjidhjen më të mirë në bazë të interesave personale.

Nëse për Arthur ky është vetëm kalimi i radhës, shumë melankolik tregohet Pjaniç. Ndoshta edhe nga vetë natyra e tij ballkanase, teksa menjëherë do të postonte një letër me fjalë zemre për largimin nga Juventusi.

Gjithashtu lojtari ka shkuar me një avion personal së bashku me disa familjarë për të festuar në Luksemburg. Me muzikën boshnjake të origjinës dhe me lotët që nuk përmbahen teksa ishte në krahët e babait, Pjaniç e kujton kështu të kaluarën dhe përgatitet për të ardhmen. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *