“Më mirë punoj kopshtin se ta shoh prapë këtë ndeshje me Shqipërinë”! Gazetari polak: Tetë lojtarë të Polonisë kishin dalë shëtitje me qenin në fushë

Krzysztof Stanoëski, gazetari polak ka kritikuar sërish Kombëtaren e vendit të tij, pavarësisht fitores 1-0 ndaj Shqipërisë. Ajo që Stanoëski nuk i ka pëlqyer është dëshira e munguar e futbollistëve për të vrapuar. “Më pëlqeu aq shumë kjo ndeshje me Shqipërinë sa nëse dikush do të thoshte që nesër mund të shkoj falas dhe të shikoj sërish të njëjtën gjë, do ta refuzoja se do të punoja kopshtin.

Swiderski nuk luajti futboll të mrekullueshëm, por po vraponte në një ndeshje që të gjithë po qëndronin në vend. Kjo mjafton ta lavdërojmë. Kisha përshtypjen se tetë lojtarë në fushë të Polonisë po shëtisnin qenin, po ecnin me një ritëm të tillë”, tha Stanoëski. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online