Mauricio Sarri ka folur pas fitores në derbin londinez përballë Arsenalit dhe sigurisht që humori në sallën e konferencës nuk ka munguar…
Dy ndeshje dhe dy fitore për Çelsin, por sa vuajtje sot… “Kemi bërë mirë për 75 minuta, më pas në 15 minuta kemi qenë katastrofë dhe humbëm distancat dhe çdo gjë tjetër… Futbollistët ishin të aftë që të reagonin pas një fundi pjese të parë të tmerrshëm dhe gjithë gabime”.
Pra, 15 minuta që ndryshuan gjithçka, teksa Sarri thotë: “Ishte më mirë që të pija cigare në ato 15 minuta se sa të shihja ndeshjen”.