Ismet Munishi është një trajner i njohur në trevat mbarëshqiptare. Pak ditë më parë tekniku festoi datëlindjen dhe kishte disa fjalë zemre që i ndau me ndjekësit e tij. Munishi është gjithmonë falenderues ndaj Zotit për faktin se lindi shqiptar, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër natyrën e tij patriotike.
“Gjysmë shekulli sot!
E falemderoj Zotin që më ka bo Shqiptarë.
E falemderoj Nanën dhe Babën për edukatën.
E falemderoj familjen time për përkrahjen e pa rezervë ( sidomos Flutra )
Falemderoj shoqninë dhe mbarë fansat dhe popullin.
Nuk kini qare pa me duru edhe ju që nuk me doni edhe nje kohë , pranone që jom Baba. Ma mirë ni ditë si Shqiponje se 100 vjet si Sorrë . Falemderit te gjithve për urimet”, shkruan Munishi. /Sport Ekspres/