“Më mbeti vetëm t’i lutesha Zotit që të hynte topi në rrjetë”, Martini vuan mungesën e golit: Krijojmë rastet tonë, por nuk shënojmë dot

Partizani ka arritur që të fitojë nën drejtimin e Orges Shehit. Në ndeshjen e parë të trajnerit të ri, të kuqtë fituan 1-0 kundër Teutës. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Cara në minutën e 40. Pas një gabimi të Kotobellit në ndërhyrjen kundër Hadrojt, do të akordohej penallti për kryeqytetasit.

Cara nuk do ta kishte të vështirë që të kalonte Partizanin në avantazh. Një ndeshje pa shumë emocione dhe që i shkon përshtat temperaturave të ulëta të ditës së sotme. Me raste të pakta, por Teuta e rriti presionin dhe i shtoi vuajtjet Partizanit në pjesën e dytë. Në fund kishte disa minuta edhe për Xhuliano Skukën që u kthye kështu sërish në Shqipëri pasi dështoi në aventurën europiane. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Martini (Teuta): “Më vjen keq, sepse djemtë luftuan dhe luajtën mirë. Fausto dhe Gjini do të jenë ndihmë madhe. Nuk kanë minuta dhe nuk mund të hyjnë menjëherë në ritmin e ndeshjes. Por në të ardhmen do të na ndihmojnë, patjetër. Prapë do të bëja të njëjtat gjëra. Tre ndërrime isha i detyruar t’i bëja. E vetmja gjë që mund të bëja ishte t’i lutesha Zotit që topi të shkonte në rrjetë. Rastet aty ishin. Goditëm edhe shtyllën. Dalim para portës, krijojmë rastet tona. Edhe për meritë të Qirkos, por edhe për fatin tonë të keq, nuk arrijmë të shënojmë”.

Shehi (Partizani): “Rëndësi kishin tre pikët ndeshjen e sotme. Në pjesën e dytë tempi ishte pak më i lartë, sepse kishim dhënë direktivat pas pjesës së parë. Ndeshjen e parë duhet ta fitosh, sepse është shumë e rëndësishme. Skuadra duhet të ketë besim te rezultat. Edhe lojtarët, i pashë në nxehje, ishin më të motivuar se normalja. Na rikthehet Skuka, ka personalitet. Ditët janë përpara. Kampionati është i gjatë. Na mbetet për t’u përmirësuar dhe për të punuar. Nuk e di të them se kur mund të vijmë në 100%. Duhet të kemi gati të gjithë grupin, pastaj të përmirësohemi. Skuadra ka vrullin, ka grintën. Këto duhet t’i mbajmë. Duhet të heqim dorë nga mbajtja e tepërt e topit. Duhet të luajmë shpejt. Të jemi të llogjikshëm në ndërtimin e lojës. Tirana dhe Partizani një gjë kanë të përbashkët janë të dy klube të mëdha dhe kërkojnë gjithmonë të jenë në majë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online