Uzuni shtoi dy gola të tjerë në statistikat e tij me Granadën për këtë sezon. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren skuadrës së tij kundër Andorrës, por golat nuk ishin e vetmja temë diskutimi rreth tij. Për sulmuesin shqiptar kanë shfaqur interes Galatasaray dhe Leeds-i, çka ka shtyrë gazetarët të pyesnin trajnerin për këtë çështje.
Paco Lopezi ka parapëlqyer ta shmangë këtë pyetje, duke i kërkuar gazetarëve ta lënë të festojë i qetë fitoren. Megjithatë në fund ka dhënë një mesazh se në futboll mund të ndodhë gjithçka, duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe një largim të Uzunit në merkato.
“Më lër të shkoj të darkoj në paqe dhe të festoj fitoren. Do ta lëmë Uzunin këtu, edhe pse në futboll gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Paco Lopezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/