“Me këto raste që patëm sot, Balaj do të shënonte gol”, Osmani bën krahasimin: Kampionati shqiptar është me i fortë se ai maqedonas  

Mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 13 të “Abissnet Superiore”-s. Vllaznia ka barazuar me rrjeta të paprekura kundër Laçit, ndërsa Skënberbeu ka marrë tre pikë mjaft të vlefshme në Korçë. Bardhekuqtë kanë mposhtur Teutën me shifrat 3-1 dhe tashmë shkojnë në vendin e 4-t në renditjen e kampionatit shqiptar. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Osmani (Vllaznia): “Problemi ynë është se jemi shumë statikë në 20-shen e kundërshtarit. Mungesa e Balajt dhe Malës? Bëhet fjalë për dy lojtarë kualitativë. Janë lojtarë cilësorë. Veçanërisht Balaj, po të ishte sot me këto raste që krijuam, do të jepte gol. Është lojtar sulmues, që e ndjen topin, e ndjek askionin. Ishte evidente mungesa e Balajt. Por edhe e Malës sigurisht Kampionati shqiptar është shumë më i mirë se ai maqedonas. Ka shumë ekipe kualitative, kurse në Maqedoni ka më pak ekipe cilësore. Kështu që kampionati i Shqipërisë është më i fortë”.

Martini (Teuta): “Normale që jam i mërzituar. Gabime indivuduale, pësojmë gola. Gabime të panevojshme. Patëm rastet tona, arritëm të ngushtonim diferencën. Pastaj një gaim individual, moskordinim i mbrojtësave me njëri-tjetrin. Goli i tretë shkatërroi gjithçka. Të vjen keq, pasi tani pikët janë shumë të rëndësishme. Duhet të kishim nervin dhe egon. Këto ndeshje zgjidhen me karakter, nuk mund të dalësh nga detyra, pavarësisht se kundërshtari mund të jetë me një lojtar më pak”.

Josa (Laçi): “Nuk është problem te finalizimi. Duhet mënyra për të shkuar aty. Vllaznia ishte shumë e saktë për topin e dytë. Sobovale? Unë ia kam evidentuar që në fillim problemet e tij, që me ndeshjen kundër Tiranës. I kam thënë që duhet të jetë më i vendosur dhe të mbrojë më mirë. Ndeshjet në vazhdim janë shumë të ngeshura, jo vetëm për ne, por për të gjitha skuadrat. Duhet të ruajmë edhe lojtarët, sepse mungesa e një lojtari na kushton shumë”.

Gvozdenoviç (Skënderbeu): “Jam shumë i kënaqur. E dimin që sot do bënim një ndeshje me shumë nerva dhe tension. Kjo sepse edhe Teuta kishte nevojë për pikë dhe do luftonte fort. Këto janë shumë të rëndësishmë, kështu që bravo për çunat. Të them të drejtën, goli i parë nuk ishte gabim. Erdhi nga një aksion i bukur dhe nga një krosim i bukur. Goli i dytë ishte me penallti, por edhe penalltia është pjesë e futbollit. Goli i tretë ishte me fat. Tani jemi vetëm për pikët”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online