Kristjan Asllani është xhevahiri i madh i Shqipërisë që po rritet te Interi. Për Silvinjon është një prej lojtarëve kryesorë që ka dhënë kontributin e tij në kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë. Ky futbollist ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, ku ka treguar më tepër rreth eksperiencën me kuqezinjtë. (Intervistën e plot të Kristjan Asllanit për Koha Shtesë e gjeni më poshtë)
“Po kam pasur disa kontakte me grupmoshat e Italisë. Por unë jam shqiptar dhe e dija sigurisht që do të luaja me Kombëtaren Shqiptare. Isha i bindur dhe nuk do ta ndërroja vendimin tim për asgjë. Unë kam ikur nga Shqipëria 2 vjec, babai më fliste gjithmonë për Shqipërinë. Mbaj mend që kam parë në televizor të gjitha ndeshjet e Shqipërisë, me babain te shtëpia. Kur shkova që luajta miqësoren e parë me Shqipërinë, ishte një ëndërr e bërë realitet. Nuk e harroj kurrë fitoren e Shqipërisë kundër Portugalisë me golin e Balajt, jemi çuar të gjithë nga tavolina”, tha Asllani. /Sport Ekspres/