“Më kanë kënaqur që të gjithë”! Në Kroaci e pyesin për shqiptarët, Goran Tomic me vlerësime të larta

Nga Klaudio Ndreca

Trajneri i Lokomotivës së Zagrebit ka vlerësimet më të larta për futbollistët shqiptarë që kishte pjesë në këtë sezon te ekipi që drejton. Tashmë Myrto Uzuni do të niset për te Ferencvarosh dhe Lirim Kastrati për te Dinamo e Zagrebit, megjithatë të tjerë futbollistë shqiptar do t’i bashkohet në të ardhmen Zagrebit.

Kur pyetet nga mediat në Kroaci për Cokajn, Uzunin, Mersinaj, Tucin dhe Kastratin, trajneri i Zagrebit ruan vlerësimet më të larta. Goran Tomic shprehet se është i kënaqur nga të gjithë këta futbollistë për cilësitë që kanë shprehur në fushën e lojës.

“Më kanë kënaqur që të gjithë, janë idealë për çdo trajner. Këta futbollistë shpërthejnë në energji, nuk flasin shumë dhe japin 100% në çdo stërvitje. Përshtaten në dhomat e zhveshjes, janë vetë-sakrifikues. I respektojnë lojtarët që kanë më shumë eksperiencë se ta dhe kanë qëllimet e tyre për karierën. Besnik Prenga i ka ndjekur dhe i ka marrë. I ka sjellë të gjitha këta futbollistë bashkë këtu. Ne nuk shohim për pozicione të caktuara, por çfarë do të jetë e nevojshme dhe të ketë kualitet.Në fund ne marrim sulmues, mesfushor dhe mbrojtës. Të gjithë kanë shënuar shumë te Lokomotiva”, ka thënë Tomic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *