“Më ka folur Nedim Bajrami për të”! Bogdani komenton Asllanin në Itali: Pioli do ishte perfekt për të si me Tonalin, do i sygjeroja Milanin para Interit

Bogdani ka folur në mediat në Itali sa i përket Kristjan Asllanit. Mesfushori 19-vjeçar po bind gjithmonë e më tepër te Empoli, ndërsa performancë të nivelit të lartë dhuroi kundër Milanit. Nëse nuk i sheh datëlindjen, askush nuk do ta kuptonte moshën e Asllanit vetëm duke e parë në fushë. I këtij mendimi është edhe Bogdani që gjithashtu zgjedh t’i sygjerojë kalimin te Milani përpara Interit.

“Është një futbollist i shkëlqyer. Shumë i pjekur për moshën e tij. Po flasim për një lojtar të vitit 2002 që nuk duket t’i përkasi asaj moshe. Ka personalitet, u jep udhëzime shokëve të tij. Më kanë dhënë referenca të shkëlqyera Ujkani dhe Nedim Bajrami për Asllanin, më kishin folur për të. Më folën si mesfushori klasik modern, i hapur për më shumë role në fushë.

Mbron mirë topin dhe veriktalizon. Është shumë inteligjent dhe di të pozicionet. Për mua Pioli do të ishte perfekt për të, shihni se çfarë bëri me Tonalin. Kam dëgjuar se e do Interi dhe Milani, por më mirë për të rinjtë, unë do të rekomandoja Milanin”, tha Bogdani. /Elio Hajdari-Sport Ekpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online