E sotmja ishte një mbrëmje jo e mirë për Romën, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Marash Kumbullën. Mbrojtësi shqiptar hyn në fushë në pjesën e dytë dhe shkëlqen kundër Interit, pavarësisht se ekipi i tij u mposht 2-0 nga zikaltrit. Lojtari i Kombëtares kuqezi vlerësohet si më i miri i të gjithë mbrojtësve të Romës dhe kjo ishte mënyra më e mirë për të festuar ditëlindjen e tij.
“Tuttomercatoweb” veçon Marash Kumbullën në repartin e prapavijës, ku merr notën 6, më të lartën nga gjithë mbrojtësit e tjerë, e madje ndër më të lartat për të gjithë ekipin. “Hyrje e mirë për qendrorin shqiptar, i cili nuk gabon dhe frenon sa më mirë manovrën e Interit, gjë që ul shumë ritmin në pjesën e dytë”, shkruhet në vlerësimin e bërë nga media italiane për paraqitjen e Kumbullës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/