Kurt Zouma shtrihet në tokë pas dëmtimit, tifozët e Watford nuk kursehen: Kështu u ndie edhe macja jote kur e godite

Një zgjedhje guximshme ishte ajo e trajnerit të West Ham për të aktivizuar Kurt Zuma si titullar ndaj Watfordit. Sigurisht që bëhet fjalë për mbrojtësin më të mirë që ka në organikë Moyes, por skandalet e fundit kanë vëmendjen kryesore.

Video ku Zuma shkelmon macen si të jetë top futbolli kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Tifozët e West Ham kërkonin largimin e lojtarit në komentet e tyre duke dënuar ashpër br.utalitetin. Ndërkohë mbrojtësi ka luajtur nga minuta e parë në fitoren ndaj Watford me shifrat 1-0.

Tifozët kundërshtarë e kanë vërshëllyer në çdo moment kur Zuma vendosej në kontakt me topin. Një moment kur lojtari në fjalë është dëmtuar keq nga Joshua King, për t’u shtrirë në tokë dhe duke ndierë dhimbje te kyçi i këmbës, mbështetësit e Watford nisën me këngën e tyre: “Kështu u ndie edhe macja jote”. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online