“Më hodhi nga shkallët kur isha 2-vjeç”, përjetimi i tifozëve në derbi: Nëse gruaja është me Partizanin, e çoj te babi

Përjetimi i derbit mes Tiranës dhe Partizanit i tejkalon të gjitha limitet dhe shpeshherë tifozët nuk arrijnë dot që të përmbajnë veten e tyre. “Jeta pa filtër” ka bërë një emision të kushtuar pikërisht kësaj teme për të treguar sesi përjetohet ndeshja në krahun e spektaktorëve.

Atje gjejmë edhe rrëfimet e disa tifozëve nga të dyja krahët. Një prej tifozëve të Tiranës është shprehur: “Edhe tani që luhet pa tifoz, ne e përjetojmë ndeshjen si të jetë në stadium. Shkojmë në lokal aty dhe rrimë vetëm me tifozët e Tiranës normale, nuk ka shanse që të vijë një i Partizanit.

Nuk shohim asgjë të bukur apo të shëmtuar te ekipi, e kemi mendjen vetëm te ndeshja ne. Kur isha 1-vjeç më kanë dërguar në stadium, ndërsa kur shkova 2-vjeç më ka hedhur daja nga shkallët se bëri gol Tirana. Kur humb ekipi? Nuk hamë bukë fare në shtëpi, nuk i flas njeriut me gojë në familje unë. Kaq shumë e përjetoj trishtimin e ekipit. Nëse gruaja do ishte me Partizanin? Do e dërgoja te babi dhe do i thoja bëje tifoze të Tiranës dhe pastaj do ta marrë”.

E njëjta pyetje e fundit i është bërë edhe tifozes së Partizanit, e cila u shpreh se nuk mund ta shihte veten të lidhur me një tifoz kundërshtar, të Tiranës. “Nuk mund të ketë pëlqim me një tifoz të Tiranës se do të na ndanin disa gjëra të rëndësishme”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *