Çudia e kroatëve/ “Do zgjohemi kur të bëjë stadium Serbia”! Shtëpia e shëmtuar, vjen ndërtimi i ri në Maksimir

“Të gjitha Kombëtaret janë habitur sesi ne jemi në nëkampionët e botës në kushte të tilla. Dy ose tre mijë njerëz ishin ndaj Suedisë në stadiumin më të shëmtuar në Europë. Ata nuk kishin as çadra dhe filloi shiu që të binte. Më shkoi mendja menjëherë tek secili prej tyre dhe t’u shtrëngoja dorën që po qëndronin. Është e papranueshme për një Kombëtare si e jona që e ka dërguar Kroacinë shumë larg, të vijë këtu dhe të dëgjojë fyerjet me të drejtë nga trajneri suedez.

Padyshim që në këtë vend përparësit nuk janë të drejta. Të bësh teleferik është e parëndësishme. Së pari le të ndërtojnë spitale, kopshte dhe shkolla, por më pas të ndërtojnë edhe një stadium. Nuk po e kërkojmë për veten tonë, por për njerëzit që vijnë për të na parë. Unë them se ne do të zgjohemi kur Serbia të ndërtojë ndonjë stadium kombëtar”. Këto ishin fjalët e lojtarit të Kroacisë, Lovren, pasi në ndeshjen e luajtur në “Maksimir” kundër Suedisë, trajneri Jan Andreson kishte kritikuar kushtet e ofruara: “Është stadium i vjetër dhe i mërzitshëm. Të kthen një hap pas në histori”.

Në Kroaci janë ankuar gjatë gjithë kësaj kohe se nuk është bërë aspak investim për stadiume të reja, në një kohë që rezultatet sportive janë mbreslënëse si në aspektin e Kombëtares, por edhe të futbollit vendas. Por edhe Kroacia është zgjuar! Së fundmi është arritur në marrëveshjen për të ndërtuar “Maksimirin e ri” që do të ketë kosto prej 60.000.000 eurosh. Teknologjia me fjalën e fundit që vjen edhe për kroatët, ndërsa stadiumi do të mbarojë pas tre vitesh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online