Pas eksperiencën te Milani si trajner ku fitoi dashurinë e tifozëve për rikthimin e kuqezinjëve në kompetitiv, duke mos pasur shumë alternativa në skuadër, aventura e re e Gatuzos do të niste me Napolin. Menjëherë erdhi edhe ndryshimi i rezultateve pas krizës së madhe me në krye Ançelotin. Gjatë asaj periudhe tifozët do të dilnin kundër skuadrës së tyre, ndërsa vetë futbollistët dhe trajneri kishin përplasje me presidentin De Laurentis.
Kjo dërgoi në shkarkimin e patjetërsuseshëm së Ançelotit që i hapi vendin Gatuzos. Ky i fundit arriti që të transformojë lojtarë që më parë shiheshin si të parëndësishëm, ku mes tyre është edhe Hysaj. Por jo vetëm mbrojtësi shqiptar, pasi Lozano është një prej atyre lojtarëve që po shijon momentin dhe rritjen me një trajner si Gatuzo.
“Nga Gatuzo mëson shumë. Tani e di sesi duhet menaxhuar marrëdhënia me të. Ajo që përjetova në sezonin e kaluar më ka hapur sytë. Gatuzo është një person i shkëlqyer, por kur zemërohet shndërrohet në përbindësh. Më pëlqen shumë futbolli në Itali, por ka edhe shumë klube që do të doja që të isha pjesë e tyre, si Barcelona përshembull. Në sezonin e parë këtu te Napoli ishte e vështirë, por me ndihmën e Zotit dhe gruas sime ia dolëm. Shumë nuk e dinë se çfarë ka ndodhr, por ishte aq e komplikuar aq sa shumë herë pyesja gruan time: “Ku jemi këtu?”. /Sport Ekspres/