Shqipëria e mbyll nga atje ku e nisi, fitorja ndaj Bjellorusisë sjell prestigj dhe… miliona

“Finalja” e parë kundër Kazakistanit u mbyll me sukses e tashmë Kombëtarja duhet të lërë mënjanë euforinë dhe të kthejë përqëndrimin e plotë nga ndeshja që do të vendosë fatin e gjithë këtij edicioni të Ligës së Kombeve për kuqezinjtë. Nga atje ku nisi gjithë rrugëtimi do të vijë edhe fundi, nga Bjellorusia.

Të mërkurën skuadra bjelloruse do të zbresë përballë Shqipërisë në “Air Albania“, në një sfidë që në fund të 90 minutave shpërblim ka vendin e parë në grup. Ekipi i udhëhequr nga Edi Reja ka 8 pikë të grumbulluara dhe mban vendin e dytë, vetëm 2 pikë larg kundërshtarëve të radhës.

Por kreu nuk prestigji ndaj kundërshtarëve më të lehtë se ne në letër nuk është e vetmja gjë që kuqezinjtë mund të përfitojnë nga renditja në vend të parë. Vlera më e madhe është edhe ajo financiare, teksa kryesuesi i grupit do të përfitojë një shifër prej afro 1.1 milionë eurosh. E përtej kësaj Kombëtarja do të ketë mundësinë që sezoni i ardhshëm në Ligën e Kombeve ta gjejë në Ligën B, ku natyrisht cilësia dhe vështirësia është më e lartë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online