Caktohet data dhe oraret e javës së 3-të të Superiores, ja kur do të zërë vend klasikja e Shqipërisë

Skena i ka kaluar e gjitha kombëtareve të futbollit, ndërsa fill pas përfundimit të këtij pushimi vëmendja do të rikthehet përsëri te kampionatet vendase. FSHF-ja ka vendosur për kalendarin që do të ndiqet në javën e tretë të Kategorisë Superiore. Të gjitha ndeshjet do të luhen ditën e shtunë, më 21 nëntor.

Takimet do të ndahen në dy fasha oraresh. Fushën në fillim do e zënë dy takimet Bylis-Skënderbeu dhe Kastrioti-Apolonia, që do të ndeshen në orën 13:45. Më pas vetëm 3 orë më pas, në 16:45, do të luhen edhe 3 përballjet e mbetura, të cilat pritet të falin emocione dhe të premtojnë ndeshje të luftuara në fushë. Spikat klasikja mes Vllaznisë dhe Tiranës si dhe një duel mes dy pretendentesh për titull, Teuta dhe Kukësi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kategoria Superiore/ Java e tretë

21 nëntor

13:45 Bylis – Skënderbeu

13:45 Kastrioti – Apolonia

16:45 Vllaznia – Tirana

16:45 Teuta – Kukësi

16:45 Partizani – Laçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online