“Më habit fakti që një trajner italian të ketë këto statistika“, Mehmeti analizon Partizanin: I ka mundësitë të shpallet kampion

Dritan Mehmeti ishte i ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“. Ish-trajneri i Partizanit ka analizur edhe ecurinë e të kuqve në këtë sezon, kur çuditet me numrin e golave të pësuar. Shifra është e lartë dhe e pazakontë për një skuadër që drejtohet nga një trajner italian. Mehmeti beson se Partizani i ka të gjitha mundësitë për të ngritur lart titullin kampion, por vetëm nëse rregullon ekuilibrat në prapavijë.

“Tifozët e Partizanit janë tifozë mjaft të moderuar, të cilët kërkojnë edhe futboll. Mendoj që nuk ka ekuilibrat e duhur. Janë Kukësi, Partizani dhe Teuta skuadrat që kanë pësuar më shumë. Për një skuadër që do të dalë kampion statistikat janë ato që tregojnë, sidomos në aspektin difensiv. Më habit fakti që një trajner italian të ketë këto statistika, sepse normalisht duhet të kesh ekuilibër. Shkolla italiane është shumë e njohur për mënyrës së fazës difensive, mbrojnë shumë. Megjithatë unë mendoj që Partizani ka kualitete dhe i ka të gjitha mundësitë që këtë vit të dali kampion. Por duhet të rregullojë goxha ekuilibrat në fazën difensive“, është shprehur Dritan Mehmeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online