E bujshme/ Trajneri i Francës telefonon Benzeman për ta marrë për finalen, sulmuesi i hakmerret: Nuk më intereson më

Tashmë është e ditur se marrëdhënia mes Deshamp dhe Benzema ka probleme serioze. Sulmuesi pësoi një dëmtim para nisjes së Botërorit, por u rikuperua dhe mund të ishte fare mirë në stol në këto ndeshje të fundit të Francës.

Deshamp e injoroi dhe nuk zgjodhi që ta merrte sërish në kompeticionin më të rëndësishëm, pavarësisht se kjo i lejohej pasi emri i Benzema gjendet në listën e lojtarëve të grumbulluar në Botëror. Bëhet fjalë për fituesin e Topit të Artë dhe sipas “L’Equipe” ishte kjo një arsye tjetër e përplasjes.

Trajneri i Francës nuk e dëgjoi emrin në listën e falënderimeve të Benzema kur fitoi Topin e Artë. Por mediat franceze tregojnë se ka pasur një telefonatë së fundmi nga ana e Deshamp për sulmuesin e Realit, që të jetë pjesë e finales me Argjentinën. Nëse më parë nuk donte Deshamp, tani është momenti i Benzemas për të refuzuar.

Si për ta mbështetur këtë teori, është vetë lojtari që ka publikuar një foto në Instagram. “Nuk më intereson”, shkruan Benzema duke lënë të nënkuptohet se është e gjitha një përgjigje për Deshamp. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online