Me fanellat e turpshme si të pikturuara nga fëmijët! E si mund të ndodhte ndryshe? Milani i vështirëson punën vetes, gabon për titullin kampion

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milani i këtij sezoni është një histori më vete. Kuqezinjtë kanë arritur që të marrin thuajse pikët maksimale ndaj kundërshtarëve të nivelit të lartë dhe që kërkonin titullin kampion, por ka gabuar ndaj ekipeve “të dorës së dytë”. Kjo ndodhi edhe në mbrëmjen e sotme, teksa nuk arritën dot që të fitonin me Bolonjën. Pavarësisht stadiumit të mbushur, ekipi i Piolit do të ndalej në një barazim 0-0.

Histori akoma më qesharake ishin fanellat. Këtë herë kuqezinjtë zbritën me fanellat e katërta që dukeshin të pikturuara si nga fëmijët. Tanimë Milani ndodhet në vendin e parë me vetëm një pikë më shumë se Napoli dhe katër pikë më shumë se Interi, por zikaltërit kanë një ndeshje më tepër për të luajtur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *