“Ka qenë një javë aq e vështirë. Jo vetëm në këtë ndeshje, jemi goditur sistematikisht. Kur po vija për në konferencë, më vjen një email dhe pashë vendimet e Disiplinës, si duket kanë menduar t’ia dërgojë njëherë trajnerit, sepse nuk do ta hapë gojën. Është e vështirë, nuk është një rast i izoluar, sepse, të jetë një, është normale, njerëz jemi të gjithë gabojmë. Ishte një goditje në momentin final. Nuk kam asgjë me klubin e Vllaznisë, nuk e dha Vllaznia penalltinë. Nuk kanë pse reagojnë, pasi nesër mund t’i ndodhë Vllaznisë. Unë e kam pësuar dy here kështu në karrierë, duke humbur titullin.
Nëse nuk do të ishte Jorgji do të ishte një tjetër. Në katër ndeshjet e fundit, tri herë na ka gjykuar Hamiti. Partizani me të nuk ka fituar asnjëherë gjatë sezonit. Me Feratra me shokë, e pamë se çfarë kërkuan të bënin. Nëse nuk do ta kishin realizuar këtë javë, java e fundit në Ballsh do të ishte skëterrë për mendimin tim”, tha Daja. /Sport Ekspres/