Ardhja e Leonardo Bonuçit në dhomat e zhveshjes së Milanit e treguar nga anekdotat dhe kuriozitetet. Eshtë ky versioni që ka sjellë “Repubblica”. Në ditën e tij të parë në Milanelo, teksa shokët e skuadrës ndodheshin në turne në Kinë, qarkullojnë zëra për një histori që nuk u treguar. Të paktën kështu ka shkruar gazetari Enriko Kurro, që e cilëson si një profesionist serioz dhe që nuk do t’ia dijë të thotë të tijën sa herë që i jepet mundësia.
Pasi ka hyrë në klub dhe sidomos te qendra e grumbullimit, ka vendosur të tregojë se cili është ai, cilat janë gjërat që duhet të ndjekin edhe të tjerët dhe se si punon. Në dhomat e zhveshjes kishte shumë të rinj që po bënin zhurmë. Bonuçi, i bezdisur nga ky fakt, menjëherë ka reaguar, teksa kishte pranë edhe Suson: “Më duket se ka shumë konfuzion dhe zhurmë. Nuk është sjellje profesionale. Nuk arrij të përqëndrohem”. Fraza s’mund të kalohej pa u vënë re dhe pa lënë gjurmë: ai dikton respekt, duke qenë se ka fituar 6 tituj radhazi dhe ka luajtur 2 finale Champions, përveç se 70 ndeshje në kombëtare.