“Më duan 5-6 ekipe nga më të fortat në Europë”, Myrto Uzuni bëhet gati për hapin e madh të karrierës

Myrto Uzuni ka spikatur në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit, për ta pasur më të lehtë mbërritjen në shkallën më të lartë të futbollit. Golat e shumtë dhe produktiviteti në lojë me ekipin kroat, kanë bërë që për sulmuesin shqiptar të interesohen ekipe të mëdha. Kjo e thënë nga vetë Uzuni në një prononcim për “Syri.net”, megjithëse lojtari nuk dëshiron që të zbulohet asgjë, deri në momentin që do të ketë një konkretizim.

“Kontrata ime skadon në vitin 2023, por për mua interesohen 5-6 klube nga më të fortat e Europës. Ka dhe klube të Serie A. Mendoj që klubet të mos t’i bëj publike deri sa të konkretizohet. Synimi im është të shkoj sa më lart, pasi ambicia nuk më mungon”, tha Uzuni.

Duke parë vështirësitë e shumta dhe mënyrën sesi ka mbërritur deri në këtë pikë, padyshim që ky sulmues është forcuar së tepërmi dhe mund të përballojë sfida të mëdha. Lëvizja e radhës që me shumë gjasa do të vijë në merkaton e verës, do të jetë edhe kulmi i karrierës për të, për t’i treguar të gjithëve aftësitë që zotëron. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online