Agustin Kola është një nga emrat më të njohur dhe të Ashur të tifozerisë bardheblu, zemrat e të cilëve i ka rrëmbyer falë lojës së tij në fushë. Në një rrëfim emocional dhe të bukur i është rikthyer edhe një herë të shkuarës së tij te Tirana në një intervistër për emisionin “Rreze Dielli” në “Report TV”. Megjithëse njihet për karakterin e tij të fortë dhe për futbollin luftarak, Kola nuk i përmban dot emocionet dhe lotët kur sjell në vëmendje mikuk e tij, Arben Minga, i cili është ndarë nga jeta. Të dy mbeten ikona të tifozerisë bardheblu, ndërsa së bashku kishin krijuar edhe një lidhje të fortë miqësore, aq sa Agustin Kola shprehet se e kishte më shumë se vëlla.
“Të them dicka për ekipin tim 17 Nëntori, nuk isha vetëm unë, ishim grup, të të them tani për Arben Mingën se edhe zëri më dridhet kur e kujtoj… (përlotet), por çfarë të bësh kjo është jeta. E kisha vëlla e kaluar vëllain. Kishim miqësi me të gjithë, por ai ishte më i miri Më tepër rrija me të sesa me familjen time”, ka është shprehur Agustin Kola./Halit Deliabshi-Sport Ekspres/