Qëndresa Krelani dhe Albana Bejko ishin të ftuara në emisionin e radhës në “Soccer Talk Podcast” që drejtohet nga ana e Skënder Gegës. Krelani është ndaluar në pjesën e sharjes së tifozëve në stadium, duke treguar atë që e çudit më shumë në Shqipëri dhe që nuk ndodh në Kosovë.
“Në stadium në Shqipëri, fjalët që kam dëgjuar këtu, nuk i dëgjoj në Kosovë. Këtu nuk dallohet tifozi ultras, hooligan, me atë që ndodhet në tribunën VIP. Janë të njëjtë, kjo nuk ndodh në Kosovë, më ka befasuar. Në Kosovë ndodh që nga minuta e parë kur fillon loja deri te e fundit të shahen familjarët e lojtarëve nga tifozët, por këtu sharjet vijnë nga disa njerëz që kur i kam parë, i quajnë njerëz të rëndësishëm, serioz”, tha Qeqa Krelani.
Nga krahu tjetër është folur edhe për mënyrën sesi Shqipëria dhe Kosova bashkëpunojnë në futboll, e cila nuk është më e mira e mundshme. “Mua më bën habi përshëmbull fakti që në Kosovë kanë ardhur shumë trajnerë nga Shqipëria, por në Shqipëri nuk ka trajnerë nga Kosova. Nga krahu tjetër, kemi Nazmi Gripshin që po na nderon në futboll, po kalon një formë fantastike, një lojtar fantastik. Po na ndrin fytyrën me paraqitjet e tij, pse Kosova nuk e fton? Nëse do të ishte në dorën time, do të ftohej direkt. A vetëm se pse ka lindur në Shqipëri?”, pyet me të drejtë Krelani. /Sport Ekspres/