“Flas greqisht më shumë me Lamçen, por mësojmë edhe shqipen”! Lojtari i Kukësit tregon fitoren me Vllazninë dhe 2 ekipet më të forta: Egnatia dhe Partizani

Kukësi ka arritur që të fitojë kundër Vllaznisë me shifrat 1-0. Një sukses i madh i verilindorëve që vjen pas një nisje sezoni shumë të vështirë në Superiore. Në një intervistë për emisionin “Sport Focus” me gazetarin Drilon Xhepollari ishte edhe lojtari i Kukësit, Vasilios Zogos, që tregoi më tepër rreth këtij suksesi.

“Atmosfera është shumë e mirë në ekip, akoma më super tani që fituam me Vllazninë. Nica ka ndryshuar mentalitetin, dukemi si një skuadër tjetër tani, edhe në stërvitje, kemi më shumë besim. Ky Kukës nuk ka objektiva të largëta, megjithatë ne shohim ndeshje pas ndeshje për të fituar.

E dinim që do të na vinte një shans për të shënuar gol dhe prandaj po mbroheshim dhe po luftonim gjatë gjithë kohës kundër Vllaznisë, momenti i erdhi Rashitit dhe ai shënoi gol. Nica ka hyrë shumë në aspektin psikologjik të lojtarëve, ne jemi shumë të bashkuar. Me Lamçen jetoj këtu dhe më shumë flasim greqisht, por dalëngadalë po mësojë edhe shqipen. Dy ekipet më të forta? Për mua deri tani janë Egnatia dhe Partizani, aty kemi hasur më shumë vështirësi”, tha Zogos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online