Sulejman Starova ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa është komentuar ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit, Starova nuk ka kuptuar veprimin e Teqjas në autogolin e Mustës.
“Musta bëri gabim në atë autogol se kur dha topin, nuk e pa portierin. Por unë nuk e kuptoj Teqjan që del në vrapim dhe me shpejtësie jo normale dhe kërkon topin me ngulm, kur nuk ishte situatë e rrezikshme aty. Ky është futbolli, episodi vendos ndeshjen dhe për Partizanin tani është hall edhe Europa”, tha Starova. /Sport Ekspres/