Trajneri i Moldavisë ka dhënë përshtypjet e tij për grupin E, në të cilin ndodhet edhe Shqipëria, Polonia, Çekia dhe Ishujt Faroe. Clescenco tregon se mund të luajnë me dinjitet përballë kujtdo në këto kualifikuese, por objektiv i tij mbetet të garojë deri në fund për vendin e tretë.
“Nuk do të jetë e lehtë me asnjë kundërshtar, por mendoj se me çdo ekip mund të luhet me dinjitet. Sa i përket objektivave, ato duhet të përcaktohen nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Moldavisë. Objektivi im personal është të renditem të paktën në vendin e 4-të dhe do të duhet të luf.tojmë për vendin e tretë. Gjithçka varet nga ne”, ka thënë Serghei Clescenco./Halit Delibashi-Sport Ekspres/