“Shqipëria del në vend të parë“, Duka flet pas shortit: Na mundin edhe Ishujt Faroe po nuk dhamë maksimumin

Armand Duka ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka dhënë përshtypjet e tij pas shortit të hedhur sot për kualifikueset e Kampionatit Europian. Kreu i FSHF-së mbetet i kënaqur me grupin, por shton se duhet pasur kujdes, pasi fakti që grupi është i favorshëm nuk përkthehet automatikisht me një biletë për në Gjermani. I pyetur për një parashikim për kuqezinjtë, Duka thotë vendin e parë në grup dhe thekson se në fushë nuk duhet të futemi me statistika. Sipas tij, Shqipëria mund të mposhtë secilin kundërshtar, por nga ana tjetër mund të humbasë edhe me ekipe më të lehtë në letër nëse nuk ka impenjimin e duhur.

“Relativisht e mirë. Me emocione kur dolën tre grupet e para. Nuk doja të ishim në të njëjtin grup me Francën, Anglinë, Italinë apo Hollandën. Me të gjithë grupet e tjera isha relativisht I kënaqur. Nuk mund të thuash tani që shorti nuk ishte i keq dhe Shqipëria u kualifikua. Është një faktor, një fillim i mirë. Puna nuk bëhet në letër. Duhet të organizohesh mirë. Kundërshtarët që kemi ne janë të drejtpërdrejtë. Poloninë e kishim në grup tani, i kemi humbur të dyja ndeshjet me të. Çekia është një kundërshtar i fortë me shumë histori në futboll. Për sa i përket dy ekipet e tjera, Ishujve Faroe dhe Moldavisë, më shumë mund të jenë një disavantazh për ne se sa avantazh. Realisht ne jemi në gjendje sportive në mesin e këtij grupi.  Ata të dy do të përpiqen që mbase do t’i marrin diçka Shqipërisë, sepse me Poloninë dhe Cekinë do ta kenë të vështirë.

Polonia është një ekip që ka disa futbollistë të mirë, ka një skuadër të mirë. Ka një nga sulmuesit më të mirë në botë, Levandovskin. Kemi më shumë mundësi se sa me Anglinë, apo Italinë apo Spanjën apo Francën. Për të shkuar në Europian duhet të bësh shumë gjëra mirë. Duhet të organizohesh mirë, të luash mirë dhe të kesh pak fat.

Kombëtaren e parashikoj në vend të parë. Pse me statistika do luajmë në fushë? Nëse luajmë me statistika, do të dalim të fundit. Nëse shkojmë si ushtarë, mund të dalim gjeneralë. Nëse shkojmë si gjeneralë, mund të dalim ushtarë. Mendoj që mund të mundim të gjithë kundërshtarët që kemi në grup. Por mund të humbim edhe ndaj Ishujve Faroe nëse nuk japim maksimumin. Që Shqipëria të kualifikohet duhet të jemi të gjithë pozitiv. Nëse një pjesë e juaja mendojnë negativ, atëherë energji negative do të çojmë në Kombëtare”, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online