“Më besoi presidenti, në klub tjetër do më kishin larguar”! Shkëmbi është i sinqertë: Më sul.muan për të më marrë vendin

Bledi Shkëmbi ishte i pranishëm në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Trajneri i Dinamos ka folur pas nisjes jo të mirë të kampionatit, teksa është shumë i sinqertë teksa shprehet se në një skuadër tjetër do ta kishin larguar nga drejtimi.

“Unë nuk kam frikë të ik dhe të largohem. E them me sinqeritet që e mendova të largohem, por ishte presidenti ai që më ka dhënë besimin, që ne e filluam bashkë dhe do e mbyllim bashkë. E di mirë që në ndonjë klub tjetër nuk do kisha rezistuar dot, do më kishin larguar. Këto nuk janë gjëra që i them unë, por janë gjëra që dihen në Shqipëri. Kam pasur besimin e presidentit dhe grupit për të vazhduar dhe nuk e kam menduar më largimin. E dimë të gjithë sesi duan ta marrin vendin e punës në Shqipëri. Edhe unë kam qenë pa punë, por nuk kam sulmuar kolegët për t’i marrë vendin e punës.

Njerëz të veçantë më kanë gjykuar nga jashtë, duke mos i ditur gjërat fare se çfarë bëhet, apo edhe me dëshirat e ndonjë njeriu për të qenë në vendin tim, gjë të cilat unë i kuptoj, por mënyra e të folurit apo gjykuarit, ka qenë për të ardhur keq. Nuk kam dashur ta shpreh. Unë di shumë mirë që në futboll, vetëm rezultati i rregullon gjërat.

Sulm nga jashtë për të marrë vendin e trajnerit te Dinamo? Po kështu është e vërtetë. Me dashje apo pa dashje, kanë sulmuar edhe klubin me pozicionin tim. Edhe unë do të vijë një moment kur do të dua të jem trajner i X klubi, por gjithmonë këtë duhet ta bësh me korrektësi. Unë nuk jam nga ata që jam bërë futbollist me mik. Trajner jam bërë duke më dhënë shansin presidentët, nga ajo çka kam bërë si futbollist”, tha Shkëmbi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *