“Më bëri përshtypje”! Paredes tregon bisedën Mesi-Nejmar: Pas mbarimit të finales, nuk po flisnin më për futboll

Brazil-Argjentinë është një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit. Fitimi i trofeut nga Argjentina hidhëroi lojtarët e Brazilit si dhe tifozët brazilianë. Megjithatë lidhja shoqërore mes Messit dhe Neymar është aq e fortë sa e lë mënjanë këtë rivalitet mes shteteve. Në fund të sfidës, Messi dhe Neymar shkëmbyen disa fjalë me njëri-tjetrin. Në dhomat e zhveshjes Paredes, Neymar dhe Messi u kapën nga kamerat e dhomave të zhveshjes. Mesfushori i Romës, Paredes ka zbuluar se çfarë folën lojtarët mes njëri-tjetrit.

“Me Neymar ne tashmë kishim rënë dakord për të shkëmbyer fanella në fund të lojës. Kur shkova të marr telefonin nga dhoma e zhveshjes për të biseduar me familjen time, pashë se kishte një mesazh nga ai. Ai po më priste jashtë dhe pastaj u ktheva dhe i gjeta së bashku. Ne biseduam për atë që do të bënim me pushime dhe si i kaluam ditët e fundit. Sidoqoftë, më bëri përshtypje përulësia e këtyre dy kampionëve të cilët, pas një finale të Kupës së Amerikës, gjetën qetësinë për t’u ulur dhe për të folur për diçka tjetër “- tha mesfushori i PSG. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online