Visar Bekaj ka qenë një prej portierëve më të mirë të viteve të fundit te Tirana. Gardiani i dha një dorë të madhe ekipit në shpalljen kampion gjatë sezonit të shkuar. I ftuar në “Koha Shtesë”, Bekaj e ka bërë të qartë që kërkon të largohet nga Tirana me parametra zero, duke mos i sjellë asnjë të ardhur klubit.
“Është viti im i fundit tek Tirana dhe si lojtar i lirë synoj të transferohem jashtë, pasi që kontrata ime të skadojë në qershor. Përfaqësuesja? Kosova më ka bërë burrë dhe ky është vendi im dhe nuk ja kthej shpinën Kosovës, për Shqipërinë kam shumë respekt por zemra ime rreh për Kosovën”, tha Bekaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/